Ushtria e Shqipërisë do të pajiset me dronë ‘Bayraktar’
Ushtria e Shqipërisë do pajiset me dronë ‘Bayraktar’, të cilët janë prodhim i Turqisë.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ai ka thënë se blerja e dronëve do të ketë rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare.
“Dronët ‘Bayraktar’ që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile. Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve, rëndësi e veçantë në funksion të sigurinë tonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s. Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”, ka shkruar Peleshi në “Facebook”.
Kujtojmë se Kosova gjatë këtij viti ka blerë dy dronë ‘Bayraktar’ nga Turqia.



