Ushtria gjermane i falë pajisje Kosovës në vlerë prej 2 milionë euro

05 nëntor 2018 | 13:53

Rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji e Bundeswehrit i janë dhuruar Kosovës nga Gjermania.  Lajmin e ka konfirmuar nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Si dëshmi e kujdesit të vazhdueshëm të Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it, sot i janë dhuruar Kosovës. Këtë paradite, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, në Kampin ushtarak në Prizren e filluam vizitën e punës me nderime te memoriali i ngritur për ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë për paqe. Parku Inovativ – Trajnues, i cili po shndërrohet në një adresë të fuqishme të shtetit gjerman në vendin tonë, ka arritur në fazën finale”.

“Krijimi i këtij parku, ku do të qëndrojë përherë i ngritur lartë flamuri gjerman, është një bazë e fortë e miqësisë Kosovë-Gjermani. Duke qenë se Gjermania është pikëmbështetja strategjike e Kosovës, si Qeveri vazhdojmë përkushtimin që të dinamizohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Berlinin zyrtar. Populli i Kosovës, përjetësisht mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” të hënën është hapur…