Ushtria gjermane vazhdon edhe një vit mandatin në Kosovë

28 qershor 2019 | 14:50

Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar të premten vazhdimin edhe për një vit të misioneve ushtarake në Kosovë dhe në Liban.

Kontingjenti gjerman në Kosovë është zvogëluar me vite dhe, aktualisht, vetëm 70 ushtarë gjermanë shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it.

Në Liban, ndërkaq, Gjermania ka një personel prej 140 ushtarësh.

Ata janë të përfshirë në patrullimet në det dhe në stërvitjen e marinës së Libanit.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e ka kundërshtuar zgjatjen e misioneve ushtarake edhe në Kosovë, edhe në Liban, por, megjithatë, ato janë miratuar nga shumica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte) do të mbahet ceremonia solemnen e promovimit…