Ushtria izraelite: Kemi punuar ngushtë me ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën gjatë sulmit të Iranit

14 prill 2024 | 09:47

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka punuar ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën gjatë sulmit të Iranit, shkruan CNN.

Izraeli po “punon ngushtë” me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

Ai shtoi se partneriteti me këto shtete ka qenë gjithmonë i ngushtë.

“Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në një mënyrë të pazakontë”, tha Hagari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba…