Ushtria izraelite ndalon veprimtarinë ushtarake në këtë zonë të Gazës

19 nëntor 2023 | 15:02

Ushtria izraelite ndalon veprimtarinë ushtarake në këtë zonë të Gazës

Ushtria izraelite (IDF)  ka njoftuar të dielën rreth një pezullimi të shkurtër të “aktiviteteve ushtarake” në qytetin Rafah, në Rripin jugor të Gazës, për “qëllime humanitare”.

Sipas një zëdhënësi të IDF-së, armëpushimi pritet të zgjasë nga ora nëntë e mëngjesit deri në ora tre të pasdites, raporton “CNN”.

Në pjesën jugore të qytetit Rafah është kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit – i vetmi vendkalim brenda dhe jashtë Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli, duke e bërë atë opsionin e vetëm për të huajt që përpiqen të largohen nga enklava e rrethuar.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se ka kryer operacione ushtarake në dy lagje në qytetin e Gazës për të “identifikuar dhe shkatërruar infrastrukturën dhe asetet e Hamasit”.

“Gjatë operacioneve, ushtarët gjetën rreth 35 hyrje tunelesh, si dhe një numër të madh armësh dhe eliminuan terroristët”, ka thënë IDF në një deklaratë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e…