Ushtria izraelite zbulon kupolën e udhëheqjes së Hamasit në Gaza

18 tetor 2023 | 08:23

Teksa qëndron e gatshme për të nisur pushtimin tokësor të Rripit të Gazës me qëllim neutralizimin e plotë të Hamasit, ushtria izraelite (IDF) ka zbuluar të martën, në një postim në platformën X, hierarkinë organizative të organizatës së cilësuar terroriste.

Duke u zotuar ta shkatërrojë Hamasin, IDF zbulon me foto drejtuesit e lartë të organizatës të cilët ishin “përgjegjës” për sulmet kundër civilëve izraelitë me raketat e nisura nga Gaza, duke i shoqëruar me mesazhin “kërcënues”: E dimë cilët jeni.

Në mesin e anëtarëve të Hamasit të zbuluar në postimin e IDF janë lideri i organizatës Ismail Haniya, Yahya Sinwar, që ushtria izraelite e quan “udhëheqësi i vijës së ashpër të Hamasit në Gaza” dhe El Deif , i supozuari “kryeministri” i sulmit të 7 tetorit.

Para fitores së Hamasit në zgjedhjet palestineze ndaj Fatahut në vitin 2006, Ismail Haniya nuk ishte një anëtar i shquar i udhëheqjes së organizatës terroriste. Pas fitores në zgjedhje, nisi shkëlqimi i tij.

Ai u emërua kryeministër i Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës dhe pasuria e tij u rrit me shpejtësi, sipas Times of Israel.

Ushtria izraelite e quan Jahya Shinwar, liderin e vijës së ashpër të Hamasit në Gaza, ose “fytyra e së keqes”. Oficerët e lartë thonë se ai është objektivi kryesor i dhjetëra mijëra trupave izraelite që janë gati të pushtojnë enklavën bregdetare dhe të shkatërrojnë udhëheqjen e saj.

Sinwar, i parë prej kohësh si një ekzekutues brutal në emër të Hamasit dhe një armik i vendosur i Izraelit, kaloi më shumë se dy dekada në burgjet izraelite përpara se të lirohej në një shkëmbim të burgosurish në vitin 2011. Ai doli si udhëheqësi i grupit militant në Gaza në 2017.

Mohammed Diab Ibrahim al-Masri , i njohur si El Deif (vizitori) sepse, për disa kohë, ai qëndronte në shtëpi të ndryshme çdo natë për të shmangur zbulimin dhe ekzekutimin nga Izraeli, tani është kreu i krahut ushtarak të Hamasit, ose Brigadat Al Qassem. Në vitin 1996, El Deif, një prodhues i aftë bombash, qëndronte pas një vale prej katër sulmesh vetëvrasëse që u morën jetën 65 njerëzve në Jerusalem dhe Tel Aviv dhe veprime të tjera që synonin të prishnin procesin e paqes. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1. Mërgimtarët kubanë Në vitin 1961, administrata Kennedy miratoi pushtimin…