Ushtria ukrainase futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit

24 korrik 2023 | 19:22

Brigada e tretë e këmbësorisë së ushtrisë ukrainase, ka arritur që të futet në rajonet që kontrolloheshin nga rusët në afërsi të Bakhmutit.

Pamjet e publikuara në Telegram me mbishkrimin “bombarduar dhe shkatërruar”, ukrainasit kanë dashur të tregojnë sesi janë futur në rajonet që dikur i kontrollonin rusët, transmeton Telegrafi.

Kjo është një dëshmi se kundërofensiva e ukrainasve ka filluar të jap rezultatet e para, pavarësisht se është duke ecur me një tempo paksa më të ngadaltë se që ishte parashikuara.

Ishin këmbësoria e ushtrisë së Volodymyr Zelenskyt që ishin futur në një zonë malore, ku shihej duke shtënë në drejtim të atyre pak forcave ruse që kishin mbetur atje – duke tentuar t’ju rezistojnë.

Ndryshe luftimet në të gjithë territorin e Ukrainës po vazhdojnë, ku të dyja palët raportojnë për të vrarë dhe makineri luftarake të shkatërruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka drejtuar një letër të hapur…