Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës shërohet nga Covid-19

24 gusht 2020 | 22:26

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është shëruar nga Covid-19.

Rudari nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se nga nesër do të kthehet në punë, pasi ndjehet mirë me shëndet.

“Të dashur qytetarë,

Të nderuar familjarë dhe miq, Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19. Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë. Ju falenderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore?? Ruajeni vetën dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Rudari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmjen e së hënës në…