Utah fiton ndaj Houstonit

03 maj 14:07

Vendoset ekuilibri në serinë e ndeshjeve gjysmëfinale të konferencës së Perëndimit mes Utahs dhe Houstonit.

Në “Toyota Center” skuadra e Jazz fitoi ndaj vendasve të Rockets me rezultatin 116-108 për ta çuar serinë e përballjeve me të në 1-1. Utah e shfaqi që në fillim synimin e saj për t’i bërë dëm Houstoinit dhe periodën e parë e mbylli me rezultatin 36-28, ndërkohë që kryesimin e ruajti praktikisht gjatë gjithë ndeshjes. Skuadra e Houstonit arriti që të shkurtojë ndjeshëm disavantazhin dhe në fundin e periodës së tretë Utah ishte vetëm 1 pikë para teksanëve.

Por në periodën e fundit Houstoni u dorëzua plotësisht kundrejt skuadrës së Jazz për të cilën spikati Joe Ingles me 27 pikë, ndërkohë që mjaft mirë u paraqitën edhe Burks me 17 pikë e Favors me 10. në të njëjtën kohë u dalluan edhe Mitchell me 17 pikë e 11 asistime, Crowder me 15 pikë e 10 topa në tabelë e Gobert me 15 pikë e 14 topa në tabelë. Për Houstonin nuk mjaftuan 32 pikët e Harden, 23 të të Chris Pail, 21 pikët e Capelës dhe 15 të Gordon për të evituar këtë humbje. Ndeshja e tretë mes Utah dhe Housonit do të luhet të shtunën në “Vivint Smart Home Arena” në Salt Lake City.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 3 maj të vitit 1998 në fshatin Ponoshec të…