Uzuni pas barazimit ndaj Barcelonës: Mund të fitonim

12 shkurt 2024 | 16:48

Myrto Uzuni ishte titullar dhe protagonist në ndeshjen që Granada barazoi në transfertë ndaj Barcelonës me shifrat 3-3. Ai ka dhënë asistin për një prej golave të skuadrës së tij, teksa kishte edhe mundësi shënimi, i ndalur nga një pritje e shkëlqyer e Ter Stegen.

Në fund të sfidës, ai e cilësoi duelin në fjalë si një ndeshje të madhe të skuadrës së tij, që kishte marrë një pikë shumë të rëndësishme për moralin në një sezon ku po lufton për mbijetesën në elitë.

“Jemi shumë të lumtur për pikën, kishim nevojë për të. Erdhëm në Barcelonë për të bërë një ndeshje të madhe. Sipas meje e kemi bërë dhe mendoj se edhe mund t’i mposhtnim. Duke luajtur kështu, do të luftojmë në çdo ndeshje për të fituar. Shpresoj që tifozët të qëndrojnë gjithmonë përkrah nesh, të kenë besim te ne. Do të japim gjithçka në ndeshjen ndaj Almerias. Është një finale për ne dhe do të japim shpirtin për këtë fanellë”, ka thënë Uzuni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata holandeze ka vendosur se Holanda duhet të ndalojë eksportin…