Holanda ndalon eksportin e pjesëve të aeroplanëve luftarak ‘F-35’ në Izrael

12 shkurt 2024 | 16:42

Gjykata holandeze ka vendosur se Holanda duhet të ndalojë eksportin e pjesëve të aeroplanëve luftarak “F-35” në Izrael.

Ky vendim nga shteti holandez ka ardhur pas shqetësimeve se pajisjet luftarake të saj mund të përdoren për të shkelur ligjin ndërkombëtar si pjesë e fushatës izraelite në Gaza.

“Gjykata konstaton se ekziston një rrezik i qartë që aeroplanët luftarak ‘F-35’ mund të përdoren për kryerjen e shkeljeve serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar”, është thënë në deklaratën e Gjykatës së Apelit në Hagë.

Nga kjo deklaratë nënkuptojmë se eksporti i pjesëve të “F-35” nga Holanda në Izrael do të ndalet, shkruan “CNN”.

Ndryshe, tre organizatat joqeveritare, “Oxfam Novib”, “Pax for Pace” dhe “The Rights Forum”, kanë apeluar për një vendim të mëparshëm të gjykatës që lejonte eksportin e vazhdueshëm të pjesëve të “F-35”.

Por, duke i pasur parasysh rregulloret ndërkombëtare në të cilat Holanda bën pjesë, ka vendosur që duhet të parandalojë eksportin e pajisjeve ushtarake.

Gjykata ka thënë se “Izraeli nuk po merr parasysh mjaftueshëm pasojat e sulmeve të tij për popullatën civile”, duke theksuar se sulmet izraelite në Gazë kanë rezultuar në “një numër disproporcional të viktimave civile”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moment pozitiv për Manchester United. “Djajtë e Kuq” siguruan tri…