Vajza e dëshmorit, thirrje OVL-së për protestë pas kidnapimit të policëve

14 qershor 2023 | 18:54

Vajza e dëshmorit të kombit, Hysen Zogiani, ka reagur rreth situatës së krijuar në kufirin Kosovë-Serbi, ku janë kidnapuar tre policë të Kosovës nga xhandarrmëria serbe.

Arbnora Zogjani ka kërkuar nga qytetarët që t’i lënë pëlqimet dhe kritikat nëpër “facebook”, dhe të organizojnë protestë kundër Serbisë për situatën e krijuar.

Zogjani ndër tjera ka thënë se fotografitë e policëve të Kosovës ia kujtojnë luftën gjatë vitit 1998-1999.

“Në foton që shihni, janë policët e shtetit tonë, të kindapuar nga Serbia!

Të gjithë që e kemi përjetu luftën e Kosovës, kjo foto ngjason me pamje të asaj kohe (1998-1999)!”, ka shkruar Zogjani.

Zogjani u ka bërë thirrje partive politike, shoqatave të luftës dhe qytetarëve të organizojnë protestë të madhe në mbështetje të policëve dhe institucioneve të Kosovës.

“I bëj thirrje Institucioneve Shtetërore, Organizatave te dalura nga Lufta, Partive Politike apo çfardo grupi tjetër qe ka potencial organizimi, që të organizohet PROTESTË për të kundërshtuar ngjarjet e fundit dhe padrejtësive që vazhdojnë edhe sot kundrejt nesh!”, ka shkruar Arbnore Zogjani.

Reagimi i plotë i vajzës së dëshmorit:

REAGIM! ⚠️

Të nderuar bashkëkombas,

Kam disa minuta që po mundohem me u përmbajtë që mos të shprehë gjuhë urrejteje, njëkohësisht për me përmbledhë këtë shkrim pa e zgjatë shumë, e që me mbërri me lexu disa prej jush dhe me reflektu të gjithë bashkarisht!

Në këto momente, me ndjenjën e pafuqisë për të bërë diçka, unë si shqiptare dhe shtetase e Kosovës, ndjej obligim dhe nevojë të reagoj përballë kësaj padrejtësie, përmes këtij shkrimi!

Në foton që shihni, janë policët e shtetit tonë, të kindapuar nga Serbia!

Të gjithë që e kemi përjetu luftën e Kosovës, kjo foto ngjason me pamje të asaj kohe (1998-1999)!

Kjo nuk është LIRI e plotë e Kosovës!

Janë sulmu institucionet tona, djemt tanë që i shërbejnë popullit dhe atdheut të tyre!

Është shumë e rëndë për ta kjo qe po iu ndodhë, por për ta është edhe ma e rëndë kur populli nuk reagon me zë!

Ndaloni së reaguari përmes pëlqimeve dhe komenteve!

Nuk është koha ta gjejmë fajtorin e as të rrimë duarkryq dhe rehat…

I bëj thirrje Institucioneve Shtetërore, Organizatave te dalura nga Lufta, Partive Politike apo çfardo grupi tjetër qe ka potencial organizimi, që të organizohet PROTESTË për të kundërshtuar ngjarjet e fundit dhe padrejtësive që vazhdojnë edhe sot kundrejt nesh!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është thellësisht e shqetësuar…