Vajza e komandantit Haqif Kadriaj, Marigona, në listën zgjedhore të Dardan Berishës për Suharekë

12 gusht 2025 | 20:38

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Në mesin e tyre është edhe Marigona Kadriaj, vajza e komandantit të njohur të UÇK-së, Haqif Kadriaj, e cila mban numrin 26 në listën zgjedhore.

Pas publikimit të listës, kanë ardhur reagime të shumta nga figura të ndryshme të jetës politike. Shaip Kadriaj, anëtar i strukturave udhëheqëse të PDK-së në Zvicër dhe nip i komandantit Haqif Kadriaj, ka shprehur krenarinë e tij për kandidaturën e Marigonës.

“Sot ndihem krenar si nip i Haqif Kadriaj, ta shoh vajzën e tij, Marigona Kadriaj, duke kandiduar për herë të parë për Asamblenë Komunale në Suharekë nga radhët e PDK-së, me kandidatin për kryetar Dardan Berishën.

Marigona është në vitin e fundit të Fakultetit Ekonomik – Administrim Biznesi, në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ të Prizrenit. Ajo përfaqëson një brez të ri që sjell energji, përkushtim dhe vizion për zhvillimin e komunës,” ka shkruar Kadriaj.

Sipas tij, trashëgimia e familjes Kadriaj është një burim frymëzimi për të ndërtuar një Suharekë më të bashkuar dhe më të zhvilluar, ku të rinjtë marrin rolin e udhëheqësve të së ardhmes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Miami ka arrestuar nënën 42-vjeçare shqiptare, Vilma Vneshta,…