Vajza e Niko Peleshit në hapat e të atit, tregon planet për tu bërë pjesë e politikës

16 shtator 2020 | 23:39

Vajza e ish-ministrit të Bujqësisë dhe deputetit socialist, Niko Peleshit po synon të bëhet pjesë e politikës ashtu si babai i saj.

Aleksia, e cila këtë vit ishte maturante, ka vendosur për drejtimin që do të marrë jeta e saj.

Ajo do të ndjekë hapat e të atit dhe synimet e saj janë të qarta.

Aleksia Peleshi zbuloi dëshirën për tu bërë pjesë e politikës, pasi u pyet nga ndjekësit se çfarë planesh ka pas mbarimit të shkollës së mesme.

“Po studioj biznes dixhital, dizajn dhe inovacion. Në të njëjtën kohë, do mundohem të nis biznesin tim online pasi shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve, dua t’i futem politikës,”- tregoi Aleksia. /BW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati elitar në futbollin kosovar pritet të startojë në fundjavë…