Superliga e Kosovës fillon në këtë fundjavë

16 shtator 2020 | 23:20

Kampionati elitar në futbollin kosovar pritet të startojë në fundjavë më 19 dhe 20 shtator.

Gazeta “Sheshi” mëson që institucionet qendrore,  IKSHP, dhe ministritë përkatëse, kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e edicionit 2020/21 në Superligë.

Pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë për të nisur edicionin e ri futbollistik, tashmë është marrë vendimi për të nisur në vikend me ndeshjet e xhiros së parë.

Gazeta merr vesh gjithashtu që kampionet tjera, duke nisur nga Liga e Parë, deri te moshat e reja do të shtyhen për të paktën edhe një javë.

Gjithsesi vendimi zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës do të vijon më vonë, teksa klubet elitare tashmë kanë marrë konfirmimet për ndeshjet e fundjavës.

Xhiroja e I-rë:

Drita – Llapi

Trepça ’89 – Arbëria

Prishtina – Drenica

Besa – Ballkani

Feronikeli – Gjilani

Për datat dhe orën e takimeve do të njoftoheni më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i heroit Hamzë Jashari, Bekimi, ka zgjedhur fjalët më…