Vajza nga Kosova Rreze Bojahiu mahnit jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani, të katër anëtarët kthejnë karrigen për të

03 mars 2020 | 23:42

Talentet nga Kosova çdo herë e më shumë po mahnitin botën.

Shteti i Kosovës tashmë numëron me dhjetëra artistë të suksesshëm jashtë trojeve shqiptare, që pushtojnë top-listat dhe mediat ndërkombëtare.

Duket se dëshirën për të kënduar, po e zhvillojnë çdo ditë e më shumë edhe talentet e rinj.

I tillë është rasti i Rreze Bojahiut, e cila ka mahnitur së fundmi jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani.

Vajza nga Kosova, ka interpretuar një pjesë nga opera “Nessin Dorma”, teksa ka mahnitur publikun dhe jurinë me interpretimin e saj.

Si rrjedhojë, të katër anëtarët e jurisë kthyen karriget me dëshirën për ta pasur në ekip vajzën me prejardhje nga Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchenit i ka mjaftuar një gol për të skualifikuar…