Vajzat e mia

28 janar 2021 | 14:59

JEVREM BRKOVIQ

 

Vajzat e mia

 

Nëse do të kisha vajzë

do ta quaja Helena.

Nëse do t’i kisha dy vajza

do t’i quaja Helena dhe Itana.

Po t’i kisha tri vajza

do t’i quaja Helena, Itana dhe Tavita.

Helenën do ta martoja me një tregtar grek,

sipas mundësisë,

të ishte pasardhës i Homerit.

Itanën do ta dërgoja në Sarajevë

që të bëhej infermiere.

Tavita do ta studionte arkeologjinë

që një ditë, në Dukël,

edhe varrin tim ta hapte.

 

(Përktheu: Salajdin Salihu. Marrë nga revista “Akademia”, nr. 5)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut…