Vaksina fillimisht për amerikanët, më pas për vendet e tjera

09 dhjetor 2020 | 08:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin me të cilin sigurohen vaksinat kundër koronavirusit për amerikanët, ku më pas shpërndarja e tyre do të bëhet edhe në shtete tjera.

“Kam nënshkruar urdhrin që siguron se çdo qytetarë amerikanë të jetë prioritet sa i përket marrjes së vaksinës. Pas kësaj do të bashkëpunojmë me vendet e tjera në mbarë botën”, ka shtuar Trump.

Presidenti aktual ka theksuar se çdo amerikanë që dëshiron ta merr vaksinën, do ta ketë rastin ta bëjë një gjë të tillë.

Kohë më parë ai kishte bërë të ditur se vaksinën fillimisht do ta marrin grupet më të rrezikuara, derisa pjesa tjetër do ta ketë rastin ta marrë në prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi, del se kosovarët…