Vaksina kundër koronavirusit arrin në Arabinë Saudite

16 dhjetor 2020 | 14:16

Vaksina kundër koronavirusit ka mbërritur në Arabinë Saudite. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Tawfiq al-Rabiah.

Ai ka thënë se dërgesat e para kanë arritur mëngjesin e së mërkurës, ndërsa shpërndarja e tyre do të nisë në tre ditët e ardhshme.

Al-Rabiah u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinës.

Ai ka theksuar se vaksina do të jetë pa pagesë për të gjithë.

Ministri nuk ka specifikuar se sa doza kanë arritur dhe as për cilën vaksinë bëhet fjalë.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore saudite kanë miratuar vaksinën “Pfizer/BioNTech” për importim dhe përdorim.

Kjo vaksinë ka nisur tashmë të jepet në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, raporton “Rel”.

“Pfizer/BioNTech” është një bashkëpunim midis gjigantit farmaceutik amerikan, “Pfizer”, dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë, BioNTech, dhe ofron mbrojtje deri në 95 për qind.

Aktualisht, janë në zhvillim e sipër ose janë zhvilluar edhe disa vaksina të tjera nga kompani si “Moderna”, apo Universiteti i Oxfordit.

Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa dështimeve të Presidencës gjermane të BE-së që të…