Vaksina për Covid-19, në garën edhe kompanitë e duhanit

08 prill 2020 | 09:20

Gara për të gjetur një vaksinë për koronavirusin e ri ka edhe një pjesëmarrës të ri: kompanitë e duhanit. Pronari i Lucky Strike, British American Tobbaco po kërkon një vaksinë të mundshme, duke shfrytëzuar bimën e duhanit. Edhe Medicago Inc., një firmë bioteknike e zotëruar pjesërisht nga Marlboro prodhuesi Philip Morris International Inc., po ndjek një rrugë të ngjashme. Iniciativat u shtohen dhjetëra kompanive, universiteteve dhe institucione të tjera kërkimore në të gjithë globin që po kërkojnë një vaksinë ose trajtim për Covid-19. BAT ka njoftuar se filiali i saj Kentaki, BioProcessing ka identifikuar një antigjen — një proteinë që shpreson të stimulojë reagim imun ndaj virusit— brenda bimës së duhanit.

Nëse testet e para dalin të suksesshme, provat në njerëz mund të fillojnë deri në qershor, njofton kompania. Kjo njësia ka prodhuar edhe më parë një ilaç kundër Ebolas, i cili rezultoi mesatarisht i suksesshëm, duke përdorur një metodë të ngjashme. “Unë vlerësoj që ne nuk jemi një lojtar në tregun e vaksinave konvencionale,” tha David O’Reilly, kreu i kërkimit shkencor të BAT.

“Por unë do tu kërkoja njerëzit të përpiqen të shikojnë përtej, dhe të shikojnë vlerën e teknologjisë sonë.” BAT dhe Medicago po luajnë në një fushë gjithnjë e më të mbushur. Johnson&Johnson ja njoftuar këtë javë se kishte bërë përparim në një vaksinë që mund të jetë e gatshme në fillim të vitit 2021. Moderna Inc. ka filluar provat në njerëz për një vaksinë që përdorur një qasje të re të mbështetur në ARN e virusit, për një lloj materiali gjenetik. Sanofi SA e Francës ka filluar punën në një qasje të ngjashme.

Ndërsa nuk ka asnjë indikacion se përpjekja e BAT ka një shans më të madh për të fituar mbi të tjerët, përdorimi i bimëve të duhanit për të gjetur një vaksinë mund të jetë më i lirë dhe më i shpejtë në sasi krahasuar me metodat tradicionale, të cilat shpesh përdorin vezë pule ose qeliza të tjera shtazore për të prodhuar vaksinën. Duhani është i hulumtuar mirë, i lirë për t’u rritur dhe mund të japë sasi të mëdha të materialit për vaksina të shpejta.

Vaksinat me bazë duhanin gjithashtu nuk kanë nevojë për ftohje, duke thjeshtuar mënyrën e shpërndarjes. Shkencëtarët thonë se këta faktorë mund të zvogëlojnë kohën e prodhimit në javë në vend të muajve, dhe bën që vaksina të jetë 40% më e lirë për tu prodhuar sesa kur përdoren qeliza shtazore. Shpejtësia dhe sasia me të cilën do të mund të sillet një vaksinë ose trajtim në treg është bërë gjithnjë e më e rëndësishëm ndërsa virusi përhapet në shkallë të gjerë dhe fatale. /WSJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar…