Kurti në detyrë, emëron Jakurtin zëvendësministër në detyrë

08 prill 2020 | 09:19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Edison Jakurtin zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Jakurti është doktorant i shkencave ekonomike në Freie Universität Berlin.

“Më herët ai i ka përfunduar studimet e nivelit master për politikat e zhvillimit ndërkombëtar, me fokus në ekonomiksin aplikativ, në Duke University, dhe studimet themelore në drejtimin ekonomiks dhe statistikë në R.I.T” njofton Qeveria e Kosovës.

Ai ka punuar asistent hulumtues dhe asistent ligjërues në Duke University, si dhe këshilltar në Bankën Botërore në Washington, DC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë është infektuar me koronavirus…