Infektohet me koronavirus hoxha nga Vushtrria

08 prill 2020 | 09:15

Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë është infektuar me koronavirus ka treguar kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri. Sipas tij, janë bërë 33 teste, 8 kanë dalë pozitive, 7 prej tyre nga një familje, duke përfshirë këtu imamin e fshatit. “Ne kemi marrë masa me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk po arrihet ende të gjurmohet se si ka ardhur tek infektimi. Por, fshati është karantinuar”, ka deklaruar ai.

Tahiri tregoi se edhe sot do të vazhdojnë masat duke obliguar të gjitha bizneset që punëtorët të punojnë me maska dhe doreza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jack Dorsey, themelues i rrjetit social “Twitter”, tha se do…