Vaksinat për Covid-19 kanë filluar të shiten edhe në tregun e zi

07 dhjetor 2020 | 09:00

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 40 milionë doza të vaksinës për shërim nga koronavirusi të prodhuesit “Pfizer/BioNTech”.

Sipas mediave të huaja, në këtë vend rreth 800,000 doza pritet të mbërrijnë brenda ditëve të ardhshme, 10 milionë të tjera do të bëhen të disponueshme menjëherë pas kësaj dhe të paktën 50 spitale në të gjithë vendin po përgatiten për fillimin e procesit të vaksinimit.

Por kur të gjitha këto pritet të ndodhin në mënyrë zyrtare dhe përmes institucioneve shëndetësore, “në aksion” janë vënë edhe shitësit në “tregun e zi”.

Së paku, sipas asaj që shkruan “Vice.com”, këta shitës pretendojnë të jenë në gjendje që vaksinat e tyre – në vlerë prej 1300 dollarë – t’i dorëzojnë në çdo vend dhe këmbëngulin se ata tashmë kishin shitur diçka të tillë te disa klientë të profilit të lartë, raporton Telegrafi.

Gjithsesi, ky nuk është zbulimi i parë i ekspertëve të sigurisë kibernetike të mashtrimit në internet, rreth Covid-19.

Në fillim të vitit, shitës të ndryshëm vendosën në shitje gjëra të tilla si gjak të pacientëve të shëruar nga Covid-19, pajisje shtëpiake për testimin e Covid-19 dhe shpikje të tjera të imunitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BIT GECAJ   SHTËPI KOSOVE   (Shqiptarëve të deportuar me…