Valencia e blen përfundimisht Kondogbian

25 maj 2018 | 11:28

Valencia ka konfirmuar zyrtarisht se ata kanë ushtruar mundësinë e tyre për të nënshkruar me Geoffrey Kondogbia nga Interi.

Francezi iu bashkua me klubin Los Che në verën e 2017-s, ndërsa në drejtim të kundërt shkoi Joao Cancelo. Marrëveshja mes dy skuadrave kishte një mundësi blerje përfundimtare para 31 majit për të dy futbollistët, ku Kondogbia do të kushtonte 25 milionë euro, ndërsa Cancelo 35 milionë. “Valencia ka ushtruar këtë të enjte të drejtën e klauzolës së tyre të blerjes në marrëveshjen e huazimit të Geoffrey Kondgobia nga Interi.

Francezi ka vënë lapsin mbi letër në një kontratë me klubin që shtrihet deri në vitin 2022. Klauzola e lirimit të Kondogbias do të jetë 80 milionë euro. 24-vjeçari ishte një pjesë e rëndësishme e mesfushës së Marcelinos në sezonin e tij të parë në Mestalla, duke bërë 31 paraqitje në ligë dhe duke shënuar katër gola”, thuhet në njoftimin e Valencias.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Bayern Munchenit, Lothar Matthaus, e ka kritikuar mesfushorin…