Valencia shkarkon trajnerin Javi Gracia

03 maj 2021 | 14:23

Humbja ndaj Barcelonës duket se ka qenë e destinuar të jetë e fundit për Javi Gracia si trajner i Valencias.

Ndeshja ndaj Barçës ishte ndeshja e gjashtë pa fitore për Valencian, duke humbur terren në renditje dhe mos siguruar ende qëndrimin në La Liga për sezonin e ardhshëm. Forma e dobët e ekipit ka sjellë një mbledhje urgjente të drejtuesve të dielën në mëngjes, ku është vendosur shkarkimi i Gracia pas 8 muajsh nga emërimi i tij.

“Valencia njofton shkarkimin e Javi Gracia si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron t’ju falënderojë publikisht për punën dhe përkushtimin tuaj gjatë këtyre muajve në krye dhe ju uron sukseset më të mira për të ardhmen. Salvador Gonzalez ‘Voro’ do të drejtojë ekipin e parë në baza provizore”, thuhet në njoftimin e Valencias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pasi që presidentja Vjosa Osmani…