Valon Berisha prezantohet te Fortuna Dusseldorf  

30 janar 2020 | 12:30

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berisha është prezantuar në skuadrën e Fortuna Dusseldorf.

Ka qenë vetë klubi gjerman që e ka bërë zyrtar këtë afrim, nëpërmjet një komunikimi në faqet zyrtare.

Lazio ka arritur marrëveshje për kalimin e Berishës në Fortuna Dusseldorf në formë huazimi dhe me të drejtë blerje në fund të këtij edicioni. Berisha për 7.5 milionë euro ishte transferuar nga Salzburgu në skuadrën e italiane, por në Lazio ai nuk arriti të sigurojë një vend të titullarit për faktin se në të shumtën e kohës kishte probleme me lëndime.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme…