Valon Eshrefi: “Kosova nuk rikthehet me luftë”

21 shkurt 2024 | 17:57

Valon Eshrefi përmes llogarisë së vet në “facebook” ka publikuar një thënie të akademikut serb Dobrica Qosiqit kur kishte thënë se “Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë  të ndertojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Dhe kur të arrijë ai moment, atëherë ngjallet shpresa serbe”.

Eshrefi ka kujtuar se Serbia pasi e ka humbur luftën në Kosovë, ajo e pret me padurim klimen anti-amerikane në Kosovë për ta goditur. Dhe sipas Eshfrefit kjo qeveria tashmë e ka kriju këtë klimë fatkeqësisht.

“Në kohën kur shteti serb humbi luftën në Kosovë, ‘të vetmën formë për ta rikthyer Kosovën’ e paramenduan momentin kur klima anti-amerikane filloi të zë rrënjë në Kosovë dhe kur shqiptarët të ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtetin,  del para strategjisë amerikane dhe evropiane.”, ka shkruar ndër tjera në paralelen e tërhequr Eshrefi.

Postimi i plotë i tij:

Në kohën kur shteti serb humbi luftën në Kosovë, ‘të vetmën formë për ta rikthyer Kosovën’ e paramenduan momentin kur klima anti-amerikane filloi të zë rrënjë në Kosovë dhe kur shqiptarët të ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet,  del para strategjisë amerikane dhe evropiane.

Kështu, akademiku famëkeq serb Dobrica Qosiç i parapriu këtij skenari, duke potencuar se “Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë të ndertojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Dhe kur të arrijë ai moment, atëherë ngjallet shpresa serbe”.

Ku kemi arritur sot?!

Si duket disa janë duke punuar parendur, për të jetësuar këtë platformë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fekmi Kongjeli Themelet e së ardhmes, një strategji e…