Valon Totaj zgjidhet kryetari i Gjykatës së Apelit

05 maj 2022 | 11:16

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e kryesuesit, Albert Zogaj, ka mbajtur mbledhjen e 286-të, me ç’rast një nga pikat e rendit të ditës është përzgjedhja dhe emërimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Apelit, mandati i të cilit është pesëvjeçar.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Valon Totaj, kryetar të Gjykatës së Apelit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Quhet Agim, është nga Shkupi, por jeton në Frankfurt të…