Valverde: E pamundur të zëvendësosh Iniestan

20 maj 2018 | 13:24

Ernesto Valverde pranon se nuk ka asnjë lojtar në botë që mund të zëvendësojë Andres Iniestan te Barcelona.

34-vjeçari do të luajë ndeshjen e fundit për klubin të dielën, kur kampionët e La Liga-s do të mbyllin sezonin ndaj Real Sociedad në “Camp Nou”. Kapiteni i Barça-s ka fituar 32 trofe madhorë gjatë karrierës së tij dhe Valverde është i vetëdijshëm se mungesa e tij duhet të kompensohet ndryshe.

“Shpresoj ta përcjellim me një fitore,” shprehet trajneri gjatë konferencës për shtyp. “Nuk besoj se do të gjejmë dikë me karakteristikat e tij. duhet të jemi realistë dhe t’i qëndrojmë besnikë stilit tonë të lojës.

“Ka lojtarë të ngjashëm me të, si Denis Suarez Alena, apo Coutinho, i cili mbase sulmon pak më shumë. Por duhet të gjejmë zgjidhje për të ruajtur stilin e lojës dhe e dimë se duhet të gjejmë mënyra të tjera për ta zëvendësuar. “Ka qenë një nder i madh që e kam trajnuar dhe shijuar si lojtar”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behar Gjoka (Ismail Syla, “Atdheu im i ngrysur”, poezi, “Buzuku”,…