Valverde: Nuk jemi favoritë ndaj Romës

03 prill 2018 | 19:37

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde analizoi ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve që skuadra e tij do ta luajë kundër Romës, në “Camp Nou”.

“Roma nuk është surprizë, pasi e kemi parë në fazën e grupeve dhe në kampionatin italian që është ekip i mirë. Luan shumë mirë në sulm, mbron me të gjithë dhe është vështirë që ta thyesh. Do e kemi shumë të vështirë kalimin në gjysmëfinale”, ka deklaruar Valverde.

Trajneri spanjoll nuk mendon se ndikon për keq fakti që ndeshja e dytë do të luhet në Itali: “Çerekfinalet nuk zgjidhen me një ndeshje. Nuk duhet të pësojmë gol në fushën tonë. E dimë mirë që duhet të zhvillojmë dy ndeshje fantastike për të vazhduar më tej”.

Kur u pyet se si ndihet që Barcelona është super favorite në këtë duel, Valverde deklaroi se favoritët janë vetëm për bastet.

“Janë gjëra pa vlerë për ne, koeficientët u duhen vetëm basteve. Kur nis ndeshja, favorit mund të jetë kushdo”, ka shtuar Valverde.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e radhës ka emëruar edhe…