Van Basten: Futbolli në Holandë duhet të ndalet

25 shtator 2023 | 15:18

Derbi i madh holandez mes Ajaxit dhe Feyenoordit nuk përfundoi, pasi u ndal në minutën e 56-të shkaku i trazirave nga tifozët.

Skuadra mysafire nga Roterdami dominoi klasiken e futbollit holandez, duke kryesuar 0-3 përballë “Harkëtarëve” deri në minutën e 56’. Moment kur sfida u ndërpre për të mos nisur më. Tifozët e Ajaxit, të zhgënjyer dhe zemëruar nga turpërimi në De Klassieker, nisën të shkaktonin trazira në stadium. Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, shoqëruar me përplasjen e tifozëve, detyroi gjyqtarin kryesor që të pezullonte përfundimisht takimin e zjarrtë të Eredivisie. Pas daljes nga stadiumi, tifozët vazhduan vandalizmin në Amsterdam, duke shkatërruar gjithçka që u doli para.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ashpër Marco Van Basten, legjenda e Milanit dhe futbollit holandez, i cili foli për Ziggo Sport duke thënë se futbolli duhet të ndalet.

“Futbolli profesionist në Holandë duhet të ndalet. Është e nevojshme ta marrim këtë masë, duhet ta bëjmë. Mjaft me futbollin profesionist në Holandë, nuk mund të shohësh gjëra të tilla”, ka thënë Van Basten.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…