Van Dijk paralajmëron Maguiren: Do të kesh shumë presion

06 gusht 2019 | 12:47

Harry Maguire u ble nga Manchester United për 80 milionë paund, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Fronin deri dje e mbante Virgil van Dijk, të cilin Liverpool e bleu për 75 milionë paund para dy vitesh te Southampton.

Gjithsesi mbrojtësi holandez ka një mesazh të qartë për anglezin, që nuk e shikon më si rival, por e këshillon si koleg dhe si një njeri që e ka provuar të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të çmimit.

“Çmimi vjen me presion por nuk ndryshon shumë sepse gjithmonë keni presion në klube të mëdha si Manchester United. Nuk është e lehtë të zhdukësh plotësisht presionin. Shumë gjëra janë më të rëndësishme se sa të luash futboll. Duhet ta shijosh, por presioni do të jetë gjithmonë aty. Vetëm përqendrohuni në atë që doni të bëni dhe luani lojën tuaj më të mirë. Tregoi cilësitë e tua në fushë, shijoni lojën tënde dhe mos mendo për gjërat e tjera. Nëse kundërshtarët lëvizin gjatë ndeshjes sepse ju kushtoni shumë, çfarë mund të bëni? Unë nuk i dëgjoj ata. Kjo nuk ndryshon asgjë në kokën time”, ka thënë Van Dijk.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Crystal Palace ka arritur marrëveshje me ish-mbrojtësin e Anglisë dhe…