Van Gaali, Barçës: Mos e riktheni Neymarin

28 nëntor 2018 | 17:05

Zërat e një rikthimi të Neymar te Barcelona po qarkullojnë prej kohësh. Ka nga ata që i ekzalton një gjë e tillë, por ka dhe të tjerë që janë kundër kësaj lëvizje. Një prej këtyre të fundit është dhe Luis Van Gaal.

Trajneri holandez, i cili ka drejtuar Barcelonën në dy periudha të ndryshme (1997-2000 dhe 2002-2003), është kundër rikthimit të brazilianit në ekipin katalanas dhe e argumenton në këtë mënyrë mendimin e tij për “Beteve”.

“Mendoj se nuk do të ishte një gjë e mirë rikthimi i Neymarit te Barcelona, por ky është thjeshtë mendimi im. Braziliani është shumë individualist dhe i fokusuar te vetja e tij, prandaj mendoj se Barcelona duhet të jetë vigjilente dhe të mendohet mirë përpara se të vendosë për ta rikthyer. Neymar është akoma një futbollist i ri dhe mund të vazhdojë të rritet e përmirësohet. Ai duhet të mësojë të jetë një lojtar skuadre”, ka thënë trajneri 67-vjeçari holandez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë së Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, për nder…