Van Persie rikthehet te Feyenoordi

07 gusht 2020 | 20:58

Rikthimi i rëndësishëm te Feyenoord. Robin  Van Persie, i cili kaloi katër sezone te klubi holandez në dy periudha të ndryshme, është rikthyer sërish në Roterdam.

Ish-sulmuesi i famshëm u tërhoq nga futbolli 12 majin e vitit të kaluar dhe tani ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit.

Klubi i zemrës i ka dhënë mundësinë të krijojë eksperiencë si ndihmës i Dick Advocaat, me këtë të fundit që e kërkoi personalisht Van Persie.

Me një postim në “Twitter”, Feyenoord ka zyrtarizuar Van Persie si zv-trajner të ekipit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Behar Maliqi, nuk është më pjesë e Llapit. Vetë…