Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë

02 tetor 2019 | 15:10

Statuja e Mbretit Ahmet Zogu në Tiranë është vandalizuar mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar.

Në bazën e statujës janë vendosur shkrime me bojë kundër figurës së Ahmet Zogut.

“Poshtë tradhtari”, “Spiun i serbit”, derisa kërkohet që të vendosen statujat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe të Bajram Currit.

Statuja e Ahmet Zogut u vendos nga autoritetet shqiptare në vitin 2012 në bulevardin me të njëjtin emër në Tiranë/A2CNN/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është duke u përballur me…