VAR-i edhe në Ligën e Kampionëve

03 dhjetor 2018 | 14:06

Në muajt e fundit kishte nisur një presion i vazhdueshëm nga klubet që në Ligën e Kampionëve të aplikohej sistemi VAR.

Gabimet e gjyqtarëve i kanë kushtuar shtrenjtë klubeve në të shkuarën dhe tashmë e ndjejnë të nevojshme që të futet teknologjia, që të minimizohen gabimet, të cilat ndikojnë në fatin e rezultatit. Edhe pse VAR-i u testua në Kupën e Botës dhe aplikohet në disa prej kampionateve më elitare në Evropë, sërish drejtuesit e UEFA-s nguruan që ta fusnin që në fazan  grupeve, por ideja e tyre ishte që nga edicioni i ardhshëm VAR të ishte pjesë e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, nga zhvillimet e fundit, duket se institucioni më i lartë qeverisës i futbollit evropian është bindur, që më në fund sistemi VAR të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve që këtë sezon. Duke nisur nga raundi i dytë, pra pas përfundimit të fazës së grupeve sistemi VAR do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj, në bashkëpunim me Departamentin Koordinues…