Varane në shitje

23 prill 2021 | 12:25

Real Madridi po dëshiron që ta shesë mbrojtësin e vet, Raphael Varanen, sipas raportimeve nga AS.

Klubi është i etur që ta transferojë David Alabanë i cili do të jetë agjent i lirë këtë verë, dhe spekulimet e kanë lidhur tash e një kohë me Mbretërit.

Ata po ashtu po provojnë që ta bindin kapitenin e tyre, Sergio Ramosin, që ta pranojë uljen e pagës për 10 për qind në mënyrë që ta arrijnë një marrëveshje të re.

Mirëpo, francezin nuk po e shohin më aset, pasi po planifikojnë ta largojnë nga “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka emëruar …