Sibel Halimi emërohet zëdhënëse politike e LDK-së

23 prill 2021 | 12:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka emëruar  Sibel Halimi, zëdhënëse politike të LDK-së.

Lajmi është bërë me dije nga LDK-ja.

“Sibeli përveç se është anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është edhe sociologe e poete. Ajo është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës.   Deri tash ka të botuar tre libra me poezi: ‘Kopshti i Mëkateve’ (2002), ‘Qenia nuk banon këtu’ (2013), ‘Me ekzistu është vetë kuptimi’ si dhe përmbledhjen eseistike ‘Shoqëri në Alarm’ (2017)”.

“Merret aktivisht me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ndërkohë që shkrimet e saj janë botuar në periodikun shqip e të huaj. Njihet si veprimtare e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e grave dhe vajzave.  Lidhja Demokratike e Kosovës pret dhe fton për një bashkëpunim të nevojshëm me mediat dhe me publikun”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Sibel Halimi

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moment me shumë ulje-ngritje për Los Angeles Lakers në NBA.…