Varësia nga gazi rus, BE-ja kërkon gaz natyror nga ky shtet

18 korrik 2022 | 12:58

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet të hënën me zyrtarët e Azerbajxhanit në Baku dhe pritet të mbyllë një marrëveshje për të rritur importet e gazit natyror në Bashkimin Evropian (BE).

Marrëveshja do të ndihmojë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse dhe gjithashtu mund të adresojë shqetësimet mbi furnizimet me gaz pasi tubacioni “Nord Stream 1” ka filluar mirëmbajtjen e planifikuar javën e kaluar.

Puna në tubacionin nga Rusia në Gjermani do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, por Ministria e Jashtme ruse ka thënë se e ardhmja e gazsjellësit ishte e lidhur me sanksionet kundër Moskës, raporton “Euronews.

Sipas një dokumenti të parë nga “Reuters”-i, marrëveshja e propozuar midis Baku-s dhe BE-së do të rriste rrjedhjen e gazit në bllok përmes tubacionit të “Korridorit Jugor të Gazit”.

“Palët aspirojnë të mbështesin tregtinë dypalëshe të gazit natyror, duke përfshirë eksportet në Bashkimin Evropian, nëpërmjet ‘Korridorit Jugor të Gazit’, të paktën 20 miliardë metra kub gaz në vit deri në vitin 2027, në përputhje me qëndrueshmërinë tregtare dhe kërkesën e tregut”, është thënë në dokument.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e agjencisë së sigurisë…