Varhely e quan moment historik vendimin e PE-së heqjen e vizave për Kosovën
18 prill 2023
| 16:35
Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhely, e ka cilësuar moment historik miratimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Siç kanë deklaruar zyrtarët e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian, më së largu më 1 janar 2024 shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza.