Varhelyi: BE ka nisur lëvizjen për të siguruar vaksinat për Ballkanin Perëndimor

19 janar 2021 | 22:05

Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerimin në BE, ka deklaruar se Unioni ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat për Ballkanin Perëndimor. Kjo lëvizje vjen pas kritikave të nisura nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të rajonit, të cilat e kanë akuzuar BE-në se nuk i ka mbështetur në këtë aspekt.

Varhelyi në ‘twitter’ shkruan se BE do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, ku vëmendje të veçantë do të ketë Ballkani Perëndimor.

“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt,”- shkruan komisioneri Varhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, gjatë…