Varhelyi takon Abazoviqin në Bruksel

18 maj 11:18

Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Oliver Varhelyi, ka takuar të mërkurën në Bruksel kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Varhelyi ka thënë se mezi pret të punojë me Abazoviqin për të përshpejtuar negociatat e pranimit në BE.

“Takova kryeministrin e ri, Dritan Abazoviq këtë mëngjes. Mezi pres të punojë me kryeministrin për të çuar përpara reformat në lidhje me BE-në dhe për të përshpejtuar negociatat e pranimit në BE”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baddrol Bakthiar, një mesfushor 34-vjeçar malajzian, me siguri e ka…