Vata: Akuzat kundër UÇK-së janë të sponsorizuar nga Serbia
Avokati Labinot Vata beson se akuzat e Gjykatës Speciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së janë të sponsorizuara nga Serbia.
Në profilin e tij në “Facebook”, Vata ka shkruar se Serbia nuk është pajtuar asnjëherë me humbjen e Kosovës dhe për këtë arsyeje po vazhdon t`i ndjek ish-ushtarët e UÇK-së.
Sipas avokatit, djemtë e UÇK-së që po dyshohen nga Gjykata Speciale janë heronj të Kosovës.
Postimi i plotë i avokatit Vata:
Shikuar realisht, Gjykata Speciale, ka qenë presion ndërkombëtar dhe vështirë për tu shmangur.
Shikuar edhe më realisht, çdo aktakuzë që do të ngritet, është e sponsorizuar nga Serbia (e ndihmuar nga miqtë e tyre “shqiptar”)
Shikuar shumë realisht, Serbia ende nuk është ngushëlluar me humbjen (largimin) e Kosovës (nga Kosova), dhe se djemtë e UÇK-së, që u kryengriten, do i ndjekë edhe pas vdekjes së tyre.
Shikuar logjikisht, Gjykata Speciale, po i identifikon djemtë heronj, që kanë mbetur gjallë, e ne (shumë nga ne) i kemi harruar, e nuk po i nderojmë.
Serbia, nëpërmjet Gjykatës Speciale, nëpërmjet aktakuzave që po i ngritë, po na bënë me dije, se kush janë heronjtë që u kryengriten për lirinë tonë dhe largimin e Serbisë nga Kosova.
Por, kjo sakrificë, e këtyre heronjve, është shumë më e lehtë për këta, kur kjo bëhet në lirinë e të gjithë neve, duke qenë të gjithë ne të lirë.
Mbyllja e tyre (e përkohshme) urojmë të jetë çmimi i fundit për lirinë tonë.



