Vataj e Vehapi vizitojnë në Hagë liderët e UÇK-së

04 shkurt 2023 | 20:22

Ramë Vataj dhe Idriz Vehapi kanë vizituar në Hagë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Vataj ka shkruar në “Facebook” se lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nevojë të mbrohet edhe nga dëshmitë e fabrikuara të armiqve të Kosovës edhe pas mbi 20 viteve të largimit të ushtarit të fundit serb nga Kosova.

Ai ka thënë se e drejta është në anën e çlirimtarëve dhe ata do ta dëshmojnë të kundërtën që pretendojnë armiqtë e Kosovës dhe të UÇK-së.

“Bashkë me shokun dhe kolegun tim, Profesor Idriz Vehapi, vëllaun e tij Ramizin dhe nipin Burimin, vizituam shokët tanë dhe liderët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë një betejë tjetër të shtetësisë së Kosovës”.

“Lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nevojë të mbrohet edhe nga dëshmitë e fabrikuara të armiqve të Kosovës edhe pas mbi 20 viteve të largimit të ushtarit të fundit serb nga Kosova. Mirëpo e drejta është në anën e çlirimtarëve dhe ata do ta dëshmojnë të kundërtën që pretendojnë armiqtë e Kosovës dhe të UÇK-së. Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, qenka çmimi që po u dashka të paguajnë ata që penguan masakrat dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës. Mirëpo asnjë gjykatë nuk do të mund të njollosë luftën e drejtë të çlirimtarëve. U kthefshi sa më shpejtë fitimtarë dhe faqebardhë! Liria ke emër = Ushtria Çlirimtare e Kosovës!”, ka shkruar Vataj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur kosovar, Kreshnik Ibrahimi, së shpejti do të…