Vatra i bashkohet Nismës, i shtohet një asamblist në Gjilan

11 janar 2018 | 16:23

Partia Vatra e cila përfaqëson qytetarët e Luginës së Preshevës, aktivitetin e saj do ta ushtrojë në kuadër të Nismës për Kosovën.

Me bashkimin e saj, Nisma për Kosovën do të përfaqësohet në Kuvendin Komunal të Gjilanit me katër këshilltarë.

Me rastin e këtij aderimi është vlerësuar se përderisa partitë e tjera po shemben, Nisma po rritet çdo ditë e më shumë.

Këtë e kanë bërë të ditur në një konferencë për medie kryetari i Degës së Nismës në Gjilan njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Vatrës, Kushtrim Kadriu.

Hasani me këtë rast ka theksuar se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Nismën.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Nismën, sepse nga sot partia Vatra e ka gjetur veten dhe aktivitetin e saj politik do ta ushtrojë nën ombrellën e Nismës. Kjo për neve është shumë e rëndësishme dhe mendojmë që ne si parti kemi dhënë sinjale të forta në drejtim të mbështetjes së qytetarëve këndej dhe andej kufirit. Nga sot kemi përgjegjësi shtesë që të jemi zë edhe më i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Luginës”, ka thënë Hasani.

Ndërsa kryetari i Vatrës, Kushtrim Kadriu, ka thënë se e kanë gjetur veten tek programi i Nismës për Kosovën. Sipas tij, Nisma që nga themelimi ka qëndruar afër qytetarëve të Kosovës Lindore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pozita e Avokatit të Tatimpaguesit është themeluar me qëllim që…