Vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e rrëzuar në Indonezi

30 tetor 2018 | 11:01

Autoritetet në Indonezi po përdorin dronë dhe teknologji sonare për të kërkuar një aeroplan pasagjerësh, që u rrëzua të hënën në Detin Java.

Aeroplani i kompanisë “Lion Air” është rrëzuar pak minuta pas nisjes nga Xhakarta, me 189 njerëz në bord.

Shenja për të mbijetuar nuk ka. Disa gjësende të pasagjerëve u gjetën.

Po ashtu nuk dihet ende se cili është shkaku i incidentit, raporton “Rel”.

Zyrtarët thanë se piloti ka kërkuar të kthehet në tokë, përpara se të humbiste kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror.

Kreu i Agjencisë së Fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho, ka shkruar në “Twitter” se pajisjet sonare po përdoren në ujërat pranë qytetin Karavang – pika e fundit e kontaktit me aeroplanin.

Hetuesit janë gjithashtu në kërkim të regjistruesit të të dhënave të fluturimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Specializuar e viziton Kosovën për herë të parë…