Vazhdojnë mosmarrëveshjet territoriale ndërmjet Rusisë dhe Japonisë

14 janar 2019 | 14:17

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të hënën se ende ekzistojnë disa pika të rëndësishme të cilat po e pengojnë një marrëveshje paqeje me Japoninë.

Të dyja vendet po synojnë të përmbyllin mosmarrëveshjet territoriale që datojnë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur me gazetarët në Moskë, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm japonez, Taro Kono, Lavrov ka thënë se ishte e vështirë të pritej përparim në bisedimet e paqes nëse më parë Japonia nuk e pranon sovranitetin e Rusisë në territorin e ishujve kontestues, raporton agjencia “RIA”.

Rusia dhe Japonia kanë mosmarrëveshje për shtatë dekada mbi disa ishuj.

Bashkimi Sovjetik kishte marrë nën kontroll ishujt në veri të bregdetit të Japonisë, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Japonia ende pretendon se ato ishuj i takojnë asaj. Rusia i quan këto ishuj Kurilet Jugore, ndërkaq Japonia si Territoret Veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i përmes një komunikatë për media ka bërë me dije…