Vazhdojnë punimet e fazës së dytë të projektit të Downhillit

05 tetor 2020 | 13:23

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit ka iniciuar procedurën për vazhdimin e punimeve të fazës së dytë të projektit të Downhillit.

Me këtë aktivitet, shtigjeve aktuale që fillojnë nga rruga që lidhet me Shtëpinë Malore dhe përfundojnë në Kala, do t’iu shtohet edhe një shteg në gjatësi prej 2.8 km.

Ky shteg, që do të rregullohet me mbështetjen e shoqatës “G 04”, do t’iu shërbejë çiklistëve vendorë, por edhe atyre ndërkombëtarë, të cilët dëshirojnë ta shijojnë adrenalinën që ofron ky sport.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar…