Vazhdojnë punimet në projektin “Ndërtimi i kanalizimit në lagjen Mema”

11 shtator 2020 | 14:31

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka përcjell nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i kanalizimit në lagjen Mema”.

Kryetari Ilazi tha se projektet e tilla do të ndihmojnë kompletimin e infrastrukturës rrugore si dhe do të lehtësojnë jetesën e banorëve të kësaj ane.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ramadush Osmani, ky projekt është duke u realizuar në kuadër të planifikimeve të drejtorisë dhe po implementohet  me kontratën njëvjeçare “Ndërtimi i kanalizimeve fekale atmosferike”.

Deri më tani janë punuar mbi 2 km gjatësi të rrjetit të kanalizimit fekal në këtë lagje.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë gazetari i Sulejman Gashi, i cili ka…