Ndërron jetë gazetari Sulejman Gashi

11 shtator 2020 | 14:27

Ka ndërruar jetë gazetari i Sulejman Gashi, i cili ka punuar si korrespodent i RTK-së në ShBA.

Lajmin e kanë bërë me dije djali i Sulejman Gashit, Dritoni nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, më 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domethënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”, ka shkruar Driton Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Ferizaj, kryeqendra e zhvillimit ekonomik, edhe këtë vit regjistroi një…